Prokuroria e ka konfirmuar se pesë persona kanë ndërruar jetë në Gjilan, raporton Gazeta Express.
Advertisements
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nisur për media.
Sipas prokurorisë rasti ka ndodhur në lagjen “Bujanina” në Gjilan ndërsa, e ndjera V.B, ishte zyrtare policore.
Advertisements
Fillimisht, ajo dyshohet se ka vr arë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvr asje.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Kr ime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë v rarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvr asje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me a rmë zja rri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvr asje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vde kjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obdu ksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!