Lanë pas fëmijët, humbin jetën teksa ktheheshin nga puna si çdo ditë. Dyshimet për ak sidentin që u mori jetën dy mësuesve

Një aks ident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e së premtes në Memaliaj, ndërsa humbën jetën dy persona.

Advertisements

Udhëtimi i përditshëm i katër mësuesve të shkollës në fshatin Krahës të Memaliaj, rezultoi fat al për dy prej tyre. Aksi denti tr agjik mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:30, teksa 4 mësuesit ktheheshin nga shkolla ku ata punonin në njësinë administrative të Bashkisë Memaliaj.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se makina tip “Benz” me targa TP0700B ku ata udhëtonin, u aks identua në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës. Në vendin e quajtur “Mogila”, makina doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues.

Advertisements

Për pasojë mbetën të vd ekur drejtuesi i mjetit, Leonard Sako, dhe një prej pasagjereve, Ornida Hoxha. Ndërsa dy mësuesit e tjerë mbetën të lënduar, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Personat e përfshirë në këtë aksi dent të rëndë ishin banues në Memaliaj, ndërsa përshkonin këtë rrugë përditë prej disa vitesh pune si mësues. Drejtuesi i mjetit, 43- vjeçari Leonard Sako, në Memaliaj njihet si një djalë pozitiv, baba i tre fëmijëve të mitur.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij aksi denti që i mori jetën drejtuesit të mjetit dhe pasagjeres 36-vjeçare, mësuese dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël. Paraprakisht, dyshohet se shkak i ak sidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Gjithashtu, burimet nga uniformat blu dyshojnë se ky aks ident me pasoja të rënda mund të ketë ndodhur edhe për arsye shëndetësore që mund të ketë pësuar drejtuesi i mjetit.

“Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur ‘Mogila’, një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Gjirokastrës.

KSSH: TË HETOHEN TENDERËT PËR TRANSPORTIN

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shprehu ngushëllimet familjeve të dy arsimtarëve që ndërruan jetë në një aksident rrugor ditën e djeshme në aksin rrugor Memaliaj-Krahës dhe ngriti edhe njëherë shqetësimin për transportin e mësuesve dhe nxënësve, teksa hodhi akuza se tenderët vidhen nga organet ligjzbatuese.

Në një reagim pas ngjarjes së rëndë, KSSH i kërkon Prokurorisë të hetojë kontratat kolektive dhe të nisë një hetim për tenderët fiktivë për transportin e nxënësve dhe arsimtarëve.

“Zyra Arsimore Tepelenë duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në 60 bashki të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimore dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht dhe hetimet e nisura nga MAS nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese”, thotë në një reagim Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Kjo konfederatë, përmend edhe aksidentin e 19 dhjetorit 2019 në Arrëz të Korçës ku mësuesja Luiza Dule, 48 vjeçe, humbi jetën në një aksident rrugor dhe të plagosur mbetën edhe 6 mësues të tjerë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇ’po ndodh me Kirurgjinë në QSUT? Ish deputeti ngre alarmin
Artikulli tjetërMori shumën marramendëse për prezantimin në Sanremo, Georgina Rodriguez bën veprimin e madh me paratë