Kush ishte Luçije Ndoja, infermierja her oinë që v diq e vetmuar me dy këmbët e prera

Luçije Ndoja, nuk është një emër i panjohur për shkodranët.

Advertisements

E ndarë nga jeta në vitin 1996, infermierja her oinë e spitalit të Shkodrës, e vlerësuar nga bashkia e këtij qyteti me titullin “Krenaria e Qytetit”, sillet në këtë foto të vjetër të fotografit Pjetër Logoreci, nga gazetari shkodran Agron Isufi, raporton newsbomb.al.

Në këto kohë, kur në Shkodër përmenden vetëm shembujt negativ, gazetari është përpjekur të sjellë në kujtesën e shkodranëve figura që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij qyteti. Dhe siç shprehen komentuesit e fotos, Luçija, ka qenë infermierja e palodhur e spitalit të shkodrës, që i ka shërbyer çdo pacienti që hynte në spital, “më mirë se në kohën e sotme.

Advertisements

Fundi i saj nuk ka qenë i lehtë. Mbylli sytë në vitin 1996, në të njëjtin spital ku shërbeu për vite me radhë, por me të dy këmbët e prera për shkak të trompozës. Dëshmitarët që kanë komentuar te kjo foto shkruajnë se vd iq e vetmuar, “për kafshatë”, shkruan një komentuese, raporton newsbomb.al.

Komentet për Luçie Ndojën

Skënder Shkurti shkruan: Ndoja mbetet një figurë për ç’ka ka bërë për qytetarët e Shkodrës. Të gjitha fjalët që shkruhen për të janë mëse të vërteta. Respekte për këtë figurë legjendare.

Agron Parruca: Një njeri i mrekullueshëm, një profesioniste fantastike. Pacientët ishin njësoj për Luçin. Ishin pjestarë të familjes. Respekt dhe nderime.

Teuta Bilali: në janar 1996 kam qenë e shtruar në reanimacionin e Shkodrës, me të madhen Luçije, të dyja me tromboza në këmbë. Luçit ia kishin prerë të dyja këmbët, e kishte mbet për një kafshatë në shtrat. Unë isha e re, 33 vjeçe po shumë e sëmurë. Ajo më jepte zemër e forcë. Shërbim model në atë kohë, ka kenë në reanimacionin e Shkodrës nga dr.Adriatik Kozeli. Pas tre javësh unë përfundova në spitalet e Tiranës dhe më pas mora vesh se ishte ndarë nga jeta. E kujtoj me shumë dhimbje të madhen Luçi.

Bukurije Cungu: E madhja, e pavekshmja humanistja Luçie Ndoja, që i kushtoi jetën e saj në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Ed Rragami: Veç se fundin e pati të dhimbshëm. Vd iq me dy këmbë të kputuna. Ato dy kambë që nuk u lodhën kurrë në gadishmëri të popullit.

Fred Jubani: Jo Shkodrës, por në të gjitha spitalet e Shqipërisë nuk kena pa si kjo infermiere. Meriton një bust me gërma të arta. Kë nuk ka ndihmuar kjo grua në Shkodër, thirrje ministrisë së Shëndetësisë sa më shpejt për këtë her oinë.

Elsa Cici: Ka qenë një brez i artë që ka punuar pa kushte në shërbim të popullit ditë e natë e me turne. Luci Ndoja quhet heroinë e spitalit të Shkodrës. Askush nuk u kujtua për këtë kryeinfermiere të shkëlqyer të atyre dekadave komuniste që nuk e vuri në vend emrin dhe punën e saj në shërimin e njerëzve të popullit të saj. Përkrah saj ka punuar edhe babai im Koco Cici, infermier. Ata punuan pa u lodhur dhe I lanë qytetit të Shkodrës një emër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEkspertiza e nxorri si pl agosje të lehtë/ 64-vjeçarja humb jetën nga aks identi, i riu që po ecte me shpejtësi lihet i lirë nga Gjykata
Artikulli tjetërNjë tjetër goditje për mbretëreshën Elizabeth! Këtë radhë nga nipi i madh