Reperi Arkimed Lushaj ka postuar një dedikim të ndjerë në rrjete sociale, ku uron me fjalë zemre gjyshin e tij.
Advertisements
Stresi e falenderon për sakrificat dhe i dhuron shumë bekime gjyshit të tij, i cili mbush plot 91 vjeç.
“Sot është ditëlindja jote gjyshi im më i mirë Ali Mulaj mbush 91 vjeç. Të falenderoj për çdo sakrificë që ke bërë kur nuk e kisha afër babën tim, ti ishe gjithmonë pranë meje e familjes time s’je nda kurrë dhe unë të falenderoj ty përzemërsisht gjysh. Kurrë s’të kam harru dhe s’do t’harroj për asnjë sekondë sepse ju na rritët neve. Shumë bekime për ty gjysh,”- shkruan Stresi në postimin e tij në rrjete sociale.
Advertisements
Por, edhe ish- gruaja e tij Kejsi ka zgjedhur të urojë gjyshin e Stresit, në një foto ku shfaqet pranë Ali Mulajt, teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen”.
Kejsi është gjithmonë e pranishme në gëzimet familjare të reperit, dhe ndanë shpesh urime për njerëzit e ish-partnerit, për të cilët ka shprehur gjithnjë respekt të veçantë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!