Ditën e djeshme ndërroi jetë ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Advertisements
Ky lajm i hidhëroi të gjithë ndjekësit e muzikës së artistes, ndër vite, të cilët zgjodhën t’i dedikonin fjalë nga më të ndjerat.
Kështu ka ndodhur dhe me postimin e fundit të këngëtares, Aurela Gaçe e cila ka kujtuar disa detaje nga telefonata e fundit me të ndjerën.
Advertisements
“Këto foto u bënë në Prishtinë, në shtëpinë tënde. Sa herë kisha mundësi të udhëtoja, patjetër do të vija të të vizitoja. Telefonata e fundit ishte para pak kohësh, e pyetja jote ishte: ‘Kur po vjen me më pa?’. ‘Sapo të kem mundësinë’, t’u përgjigja. Megjithëse nuk erdha dot.
Ti e dije dashurinë e madhe që kisha për ty. Sa mirë që e pata mundësinë të ta tregoj këtë, sa ishe këtu, mes nesh. Pate mundësinë të marrësh dashurinë e respektin jo vetëm të brezave të rinj në skenë, por e një kombi të tërë. Lum zemra jote me sa shumë dashuri u mbush. Lum ne, që morëm nga ti. Foton e parë nuk e kisha publikuar asnjëherë, sepse nuk di pse më sillte trishtim, paçka se aty jemi të buzëqeshura.
Dora jote, duke përshëndetur, me dukej sikur thoshte lamtumirë. Secili do të largohet nga kjo jetë, por lum kush mundi të japë e të marrë dashuri. E ti, na dhe kaq shumë. Faleminderit mbretëresha e muzikës sonë”, ka shkruar Gace krah fotove në postimin e fundit në ‘Instagram’.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!