“Kujdes! Shoqëria të pret”, policia nxjerr videon. Çfarë ndodhi natën në Tiranë- Durrës-Tiranë

“Fundjava dhe festa janë për t’u festuar, jo për të fluturuar🛫 në rrugë dhe përfunduar në 🚑, apo më keq akoma”.

Advertisements

Me kete apel policia u drejtohet gjithe personave ne timon, qe nxitojne ne rruge duke u bere burim aksidenti per veten dhe per te tjere.

Ne nje video te publikuar nga aksini gjate nates ne rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, policia ben me dije se ka ushtruar kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit.

Advertisements

NJOFTIMI I POLICISE

Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge.

16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim.

14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

KUJDES!
Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim🚙, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, 👉 udhëzimet dhe këshillat e 👮🏻♀, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve.

Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore.

📸 dhe ✍ne adrese te komisariatit digjital, ne numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje qe cenon sigurinë rrugore.

# BashkeBejmeMeShume🤝
# SiguriaRrugorePrioritet👮🏻♀
# VleresoJetenMeShume🙏

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTayna pozon para pasqyrës dhe tregon format “bombastike”
Artikulli tjetërGreg Rama lë pas dhimbjen për të dashurën që ndërroi jetë nga tërmeti, shfaqet krah moderatores, kush është biondja që i mbështetet në kraharor