Artur Metani, kreu i Insektoriatit të Lartë të Drejtësisë tha sot se puna e këtij institucioni do të nisë me vendimet e gjyqytarëve që kanë liruar nga bu rgu persona të dë nuar.
Advertisements
I pyetur nga gazetarët nëse ka konflikt interesi me detyrën që ushtron si vëllai i një ish ministreje të PS, ai tha se koha është treguesi më i mirë për gjithcka.
“I bëj thirrje juristëve që kanë dëshirë të kontribuojnë në reformimin e organeve të drejrësisë të aplikojnë e i garantoj se do vlerësohen me objektivitietin maksimal. ILD ka gjithë vullentin të përballet me të gjitha shkeljet që diskretitojnë figurën e gjyqtarit e prokurorit. Mua dhe inspektorit na pret një volum e problematik e lartë pune, kemi 900 ankesa që janë dorëzuar gjatë periudhës 2017 -2020, për periudhën deri në shkurt kanë filluar edhe ankeasat e para nga persona juridik apo fizik”.
Advertisements
Jeni vëllai i ish ministres sa ju pengon në ushtrimin e detyrës?
Unë vlerësoj që koha është treguesi më i mirë për gjithcka e gjyqtari më i mirë për të gjithë ne.
Gjyqtarët që kanë liruar të fortët…
Të shmangemi nga emrat, rëndësi ka fenomeni përvec emrave publikë ka edhe emra jo publikë ka disa gjykata në të cilat ka ndodhur dhe inspektimi i parë do jetë tematik për të parë ku po ndodh ky fenomen, do bëj publike edhe rastet ku do ndërhyhet dhe si do ndërhyhet.
Drejtësia po su lmohet e kritikohet sa i takon lirimeve me kusht, sa e zezë është drejtësia aktualisht, sa problematikë janë gjyqtarët e prokurorët?
Në këtë numër ankesah duhet evidentuar sa janë për gjyqtarët, nëse është e zezë apo e bardhë eshtë vlerësim politik që të gjithë mund ta bëjnë, unë s’kam detyrë të bëj vlerësime kam detyrë të monitoroj cdo vendim gjykate, për të ushtruar detyrën që më ka ngarkuar Kuvendi. Nga sot do nis hetimet për lirimet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!