Koronavirusi “pushton” Italinë, alarm edhe në Shqipëri, kontrolle të rrepta në Portin e Durrësit

Vde kja e 2 personave të prekur nga koronavirusi në Itali ka alarmuar edhe autoritetet shqiptare.

Advertisements

Në portin e Durrësit është ngritur karantina si dhe janë shtuar kontrollet për pasagjerët që vijnë nga shteti fqinj. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port ka siguruar se gjatë kontrolleve të ushtruara nuk ka vend për pa nik, pasi të gjithë pasagjerët janë të paprekur nga simptomat e koronavirusit si dhe nuk kanë lidhje me vatrat e infektuara në Itali.

“Gjithçka është nën kontroll. Kemi kontrolluar të gjithë pasagjerët që kanë hyrë nga Italia, nuk ka asnjë të prekur me simptomat e koronavirusit”-është shprehur Kalaja.

Advertisements

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga Porti i Durrësit kanë hyrë dy tragete nga Italia, në bordin e të cilëve ndodheshin 446 pasagjerë.

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të vik timave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 vik tima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vde kjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe vi ktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKontributi 1 milion euro i (pa)dhënë nga Pacolli, reagon biznesmeni: Ja kush po na pengon
Artikulli tjetërKeni bërë plane? Mësoni si do jetë moti më parë