Kompania italiane ‘St.Damian’ që ka në pronësi edhe tragetin e linjës së Brindisit që u bllokua në Vlorë me mbetje të dyshuara toksike dhe kancerogjene ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga autoritetet shqiptare.
Advertisements
Agjenti italian Massimo Prudentino në një reagim për ‘Brindisi Report’ mohon që mbetjet të jenë të rrezikshme. Kompania thotë se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi kishte bërë remont në Kroaci (Split), por nuk u lanë atje sipas tyre për shkak të nuk kishin kohë dhe vështirësive në kantier për hapësirën dhe as në Itali por u sollën në Vlorë.
Prudentino thotë se “Ato janë mbeturina të gjurmueshme të anijeve, të cilat dërgohen rregullisht. Janë vajra hidraulikë që përdoren për sistemet në bord, materialet e mbetura (leshi) nga punimet e fundit, të paketuara në qese plastike, dyshekë, furça druri, të gjitha gjurmuese, të paraqitura në dokumentet shoqëruese” thotë agjencia.
Advertisements
Në reagim, italianët kanë paraqitur edhe një dokument, që sipas tyre është kontrata që kanë lidhur me kompaninë shqiptare ‘Delfini 1’ për mbetjet. Sipas tyre kjo praktikë vijon prej 10 vitesh.
“Më 19 shkurt 2020, St. Damian kërkoi, sipas praktikës së vendosur gjatë dhjetë viteve të fundit për shërbimin e dorëzimit të mbeturinave për kompaninë vendase shqiptare, në përputhje me rregulloren kombëtare italiane dhe autorizimit nga Ministria shqiptare e Mjedisit. Kompania “Delphin 1″ është pajisur me një kontratë të rregullt me tragetin St. Damian tashmë prej disa vitesh. Kjo kompani kryen shërbimin e depozitimit të mbeturinave për të gjitha anijet në portin e Vlorës, jo vetëm ne”.
Pas zbulimit të rastit janë vendosur në filtër të gjitha firmat e pastrimit, pas dyshimit se “Delfini1” kamuflonte si produkte kimike pastrimi mbetje toksike. Mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Amianti kancerogjen dyshohet se fshihet pas leshit të xhamit. Ministrja e Mjedisit pezulloi transportin e të gjitha mbetjeve në Shqipëri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!