Keisi feston ditëlindjen këtë të martë!
Advertisements
Bukuroshja shqiptare ka treguar përmes disa fotove në Instastory se ka pritur ditëlindjen e 24-t në mesnatë, me një tortë në formë zemre me qirinj.
Kanë qenë prindërit ata që i kanë bërë këtë surprizë të këndshme bashkë me disa dhurata tepër luksoze si këpucë dhe një çantë të markës së njohur “Yves Saint Laurent”.
Advertisements
“Familja ime më llaston”, shkruan ajo në Instastory.
Por më i bujshëm ka qenë urimi në publik i ish-partnerit të saj Stresi. Ky i fundit ka publikuar një foto në Instagram, për të uruar Keisin për 24-vjetor.
Ata shfaqen në ashensor, ndërsa Stresi i ka hedhur dorën në qafë për t’i dhuruar një puthje.
“Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ai shkurt dhe qartë duke i vendosur një emoji kurore në kokë Keisit.
Pas ndarjes, duket se ka shumë gjasa që të kemi një ribashkim të çiftit të famshëm. E para që e mbështet bashkimin është mamaja e reperit, Shpresa, e cila thuhet se s’mund ta pranojë ndarjen e të birit me Keisin.
Sipas burimeve, mamaja e Stresit është shprehur se Keisin e do shumë dhe se është nusja ideale për të birin, ndaj do të bëjë çmos që t’i shohë sërish bashkë.
Nuk e dimë edhe sa kohë duhet që çifti të rikthehet, por ata sapo i dhanë shenjat e para.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!