Aktori i mirënjohur i humorit Zef Deda ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv.
Advertisements
Ai ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën dhe karrierën e tij.
Zef Deda, me plot batuta e humor, ka rrëfyer edhe njohjen me bashkëshorten e tij, Rozën, e cila siç thotë aktori është mbështetja e tij më e madhe.
Advertisements
Ai ka rrëfyer gjithashtu edhe detaje rreth martesës së tij plot humor dhe të qeshura.
“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bollëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë. Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: është gruaja, je martuar. Fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh (qesh)”- tregon Zef Deda.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!