Kur ka kaluar rreth një javë nga aks identi i shkaktuar nga gazetarja Ilda Bejleri, pasojat nuk kanë kaluar ende për 64-vjeçaren, Enriketa Gjuzi, e cila së fundi i është nënshtruar një operacioni.
Advertisements
Edhe pse ngjarja u mundua që të dukej banale nga ana e gazetares Bejleri, e cila është kthyer sërish në ekran, mesa duket Gjuzi i është nënshrtuar një operacioni për vendosjen e një proteze në këmbën e saj.
Sikur të mos mjaftonte operacioni, ai është vështirësuar edhe më shumë për Enriketën, e cila është vetëm me një veshkë funksionale, e megjithatë tashmë ajo e ka kaluar gjendjen e rrezikshme.
Advertisements
Policia u mjaftua vetëm me një shoqërim të Bejlerit, e cila volli më pas vrer ndaj mediave dhe shqiptarëve, që sipas saj e kishin inat dhe po e sul monin padrejtësisht.
Madje gazetarja shkoi deri aty sa të thoshte se gruaja ishte rrëzuar në tokë vetë,. dhe tashmë kërkonte të bëhej protagoniste për të marrë lekë prej Ildës.
Por fotot e mëposhtme e tregojnë qartë, sesi qendron e vërteta, e rrëzimit, ”fërkimit” me makinën, apo me shtirjen për para. Enriketa Gjuzi jo vetëm që mbeti e dëmtuar rëndë, po iu desh që të duronte dhe mendjemadhësinë e Ildës, që nuk diti të kërkonte as një ndjesë.faxweb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!