IKU “Me qetësi me dashuri”, Meta zbulon sloganin e ri: Situata është katastrofike, nuk ka shumë vend për dashurinë

“Me qetësi me dashuri” shprehja e Ilir Metës kur ishte ende kryetar i Kuvendit dhe në koalicion qeverisës me Partinë Socialiste të Edi Ramës, tashmë është zëvendësuAr me një të re.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i shtetit ka treguar shprehjen e re të tij e cila do të jetë “Me qetësi dhe drejtësi”. “Tani duhet “me qetësi me drejtësi” sepse situata është katastrofike dhe nuk ka shumë vend për dashurinë se po na shpopullohet Shqipëria”, ka thënë Meta duke zbuluar se “Me qetësi dhe drejtësi” ësthë shprehja që shkon për shtat në situatën në të cilën jemi aktualisht.

“Me qetësi me dashuri” ishte në Parlament, kur unë isha kryetar Parlamenti, ishim të gjithë palët. Edhe unë përpiqesha t’i qetësoja se ishin të gjithë aty. Institucionet nuk kishin rënë, kishte Gjykatë Kushtetuese, kishte Gjykatë të Lartë. Dhe atëherë u bënë nja dy gjëra të mira, që u mor rekomandimi për çeljen e negociatave, u bë ajo reforma me 140 vota që unë e imponova dhe atë konsensus në fund.

Advertisements

Të gjithë u përpoqën ta minonin nga pak sa andej sa këndej, kështu që shkonte atëherë “me qetësi me dashuri” se ishim të gjithë bashkë. Tani duhet “me qetësi me drejtësi” sepse situata është katastrofike dhe nuk ka shumë vend për dashurinë se po na shpopullohet Shqipëria”, deklaroi Meta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShi dhe borë, ja si do të jetë moti sot
Artikulli tjetërNgjarja e rëndë në Durrës! Flet vajza e vogël e Dijes: “Ju lutem fshini videon time, mos u merrni më me mua”