E dashura e Astrit Thaçit, e cila e ndihmonte atë të fshihej në kryeqytet pas gra bitjeve që ai kryente, e arrestuar pak orë më vonë se i riu, ka folur për hetuesit duke mohuar përfshirjen e saj në veprimtarinë kr iminale të partnerit të saj.
Advertisements
Adela Berisha ka treguar se njohjen me Thaçin e ka pasur përmes rrjetit social Facebook dhe se nuk ka pasur dijeni që ai vazhdontë të grabiste.
Por ka rrëfyer se kur janë njohur, ai i ka treguar për të kaluarën e tij dhe e reja tha se i kishte kërkuar që të hiqte dorë nga ky ves.
Advertisements
astriti dhe adela
“Pak kohë më parë kuptova që merrej me këtë punë dhe i kërkova të hiqte dorë. Mendova se nuk merrej më me këtë punë. Kisha lidhje serioze me Astritin, nuk ishte thjesh për të kaluar kohën. Unë e doja”.
Pas “skifterit” të Durrësit qëndronte një 20- vjeçare nga kryeqyteti, e cila e mbështeste dhe e ndihmonte t’i fshihej Policisë pas grab itjeve që kryente, dyshon Policia të cilën e ka akuzuar si bashkëpunëtoren e tij të vetme.
Burime nga Policia kanë bërë të ditur se identifikimi i saj dhe përfshirja në krimet e të riut, është zbuluar pas përgjimeve të bëra për arr estimin e Astrit Thaçit. 20-vjeçarja dyshohet se e strehonte të dashurin e saj, pasi arrinte të grabi ste shuma të ndryshme parash në biznese të ndryshme.
“Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e kr imeve në Komisariatin e Policisë Durrës arres tuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin Astrit Thaçi, duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë”, deklaroi Policia.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!