“I gjeta të 3 pajetë në kuzhinë”/ Flet administratori i Ostrenit, Tola: Soba kishte qenë ndezur, ja ç’po bente 16 vjeçarja

Altin Tola, administratori i Njësisë Administrative të Ostrenit, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Tola, Rajmonda Tola, me dy fëmijët, Rudina Tola dhe Fatjon Tola.

Advertisements

Tola ka deklaruar për mediet se në mometin që ka shkuar në vendin e ngjarjes, të tre personat ishin të pajetë.

“Kam kontaktuar dhe kam qenë ndër personat e parë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Në momentin që shkova atje, 3 personat e tjerë kishin ndërruar jetë. U gjetën në pozicione të ndryshme në kuzhinë. Ndërsa vajzën e kishin gjetur dy kunatat e Rajmondës. Më pas njoftuan organet e shëndetësisë. Dy infermiere dhe shoferi i ambulancës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por ata kishin ndërruar jetë dhe i kishin dhënë ndihmë mjekësore vajzës së vogël, Meritës.”, u shpreh ai.

Advertisements

Ai ka theksuar më tej ende nuk dihet shkaku i saktë i vde kjes së 3 personave.

“Unë kur shkova, nuk kishte asnjë aromë të keqe. Soba kishte qenë ndezur. Zona jonë është e ftohtë dhe detyrimisht ngrohemi me dru. A ka ardhur nga zjarri, nga gazi, nga ushqimet, ne ende nuk dimë gjë. Sapo të dali ekspertiza e shëndetësisë, atëherë do dalin e vërteta. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të propozohet që të kërkohet një ndihmë financiare për të zbutur sado pak dhimbjen e tyre. Unë i kam të afërmit e mi.”, është shprehur ai.

Ndërsa për 16-vjeçaren e mbijetuar, Merita, ai ka treguar se vajza është e trishtuar dhe nuk është në gjendje të përballojë këtë situatë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërle shje me th ika mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në Greqi
Artikulli tjetërMediat tregojnë detajin e “turpshëm” që fshihet në lidhjen e Ronaldos dhe Georginas, çdo fund muaji ai i jep shifrën marramëndëse, ja përse