Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në Gjykatën Penale të Tiranës, për shkak se mungonte gjyqtarja Vjollca Spahiu.
Advertisements
Sipas gazetarit të Fax News Sokol Dema, Spahiu kishte munguar për shkaqe shëndetësore.
Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike, që kishte fshehur dë nimin në Greqi, ku ishte kapur duke qarkulluar me monedha të falsifikuara.
Advertisements
Prokuroria e akuzon kryebashkiakun për 3 vepra penale” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, Fallsifikim i Dokumentave dhe Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës.
Seanca e radhës do të mbahet në datën 18 Shkurt, ku gjyqtarja do të ketë disa mundësi që janë: dërgimin e çështjes për gjykim, rikthimin për hetim në Prokurori dhe pushimin e plotë të saj.
Kajmaku është në arrati që prej shpalljes në kërkim, është nën masën e sigurisë “arr est me bu rg” në mungesë.
Por pavarësisht se ndodhet në arrati, kompania e tij pak javë më parë arriti të fitonte një tender, që iu dha as më pak dhe as më shumë se nga Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Sandër Lleshaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!