“Humbamenoja im, ti luan i pajetë…”, FSHF i përgjigjet Erjon Braçes me nje poezi pas akuzave për derbin

Fshf ka zgjedhur ti përgjigjet Erjon Braçes me një poezi të Xhevahir Spahiut.

Advertisements

Për nga mënyra se si po behet replika, ngjan shumë me debatin në distancë mes presidencës dhe qeverisë, ku shpesh here, replikat, vijnë nga zëdhënësi i presidencës në postime personale dhe jo nëpërmjet deklaratave zyrtare.

I tillë është edhe ky rast, ku përgjegjësi i zyrës për shtyp në federatë, Alban Tartari, ka publikuar pak minuta më parë poezinë e shkrimtarit të njohur, Xhevahir Spahiu. Poezia e tij me titullin “Humbje”, duket që është përzgjedhur me kujdes…

Advertisements

Postimi:

Kisha menduar të shkruaja një këngë triumfi për ty…

Po ti e paske humbur, miku im.

Si ai që god itet papritur me gr usht

dhe sytë i erren,

si ai që bie në lumë befasisht

dhe fryma i merret.

Ku shkoi vështrimi i kthjellët,

ç`korba e hanë

dhe ç`heshtë e helmatisur t`u ngul

në ballin e ëndrrës pa anë?

Cila fjalë,

cila kohë,

cili zot,

të bëri të flasësh me vete?

Humbamenoja im, i pagojë si sendet.

T`u fashit siç fashitet një zjarr

ha kërrimi

e ti-luan i pa jetë në xhungël;

era përgjon

sa të kthehesh në flugër.

A thua je i tëri i humbur?

Shikomë në sy!

Kisha menduar të shkruaja dikur

një këngë triumfi për ty…

Xhevahir Spahiu
TARTANIiklo

PANORAMASPORT.Al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArre stohet distributori i kompanisë ushqimore, falsifikonte produktet dhe i shiste
Artikulli tjetër“Ti hani m*tin siç ja hëngrët Nexhmijes”, Rezarta Shkurta she rr me fjalë të turpshme me mbesën e një të push katuari(Foto)