Humb jetën deputeti i prekur me koronavirus, Irani merr masa urgjente

Humb jetën një deputet iranian i prekur nga koronavirusi.

Advertisements

Lajmin e raportojnë mediat lokale vendase. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve iraniane, cituar nga agjencia e Reuters në Iran, Mohammad Ali Ramazani Dastak, i cili u zgjodh deputet javën e kaluar, besohet se ka rezultuar pozitiv ndaj virusit disa ditë më parë.

Ai vd iq të shtunën në mëngjes pasi u dërgua në spital me shenja gripi.

Advertisements

Numri i të vdekurve në Iran nga shpë rthimi i koronavirusit ka arritur në 43, tha një zyrtar i ministrise se shëndetësise për TV shtetëror të Shtunën, duke shtuar se numri i të infektuarve në të gjithë vendin ka arritur në 593.

“Fatkeqësisht nëntë njerëz vdi qën nga virusi në 24 orët e fundit. Numri i të vde kurve është 43. Rastet e reja të te infektuarve të konfirmuar që nga dita e djeshme është 205 që e bën numrin e përgjithshëm të personave të infektuar të konfirmuar 593, “tha Kianush Jahanpur për TV shteteror.

Irani është vendi që ka numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi jashtë Kinës. Ai ka urdhëruar mbylljen e shkollave deri të martën dhe qeveria ka shtyrë mbylljen e universiteteve dhe janë ndaluar koncertet dhe eventet sportive për një javë, raportoi Reuters.

Disa zyrtarë të nivelit të lartë, duke përfshirë një zv / ministër, ministri i shëndetësisë dhe pesë deputetë, kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit pasi shpërthimi i shpejtë e detyroi qeverinë të kërkonte që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ti hani m*tin siç ja hëngrët Nexhmijes”, Rezarta Shkurta she rr me fjalë të turpshme me mbesën e një të push katuari(Foto)
Artikulli tjetërKëto janë rreziqet që shfaqen nga kolesteroli i lartë në gj ak