Hoqi fotografinë e Thaçit nga zyra, PDK merr vendimin dra stik ndaj Vjosa Osmanit

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të bojkotojë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi që kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvendosur fotografinë e Thaçit nga zyra e saj në Kuvend.

Advertisements

Një gjë të tillë e ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza. Sipas tij inspirim duhet të gjendet në hapsira private dhe se institucionet zyrtare janë të rregulluara me ligj.

Hamza gjithashtu ka thënë se Kadri Veseli gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Kuvendit e ka trajtuar me kujdes fotografinë e ish-presidentit Rugova.

Advertisements

“Unë e kuptoj se njerëzit kanë nevojë të inspirohen, por për gjëra të tilla janë ambientet dhe hapësirat private. Në institucionet zyrtare janë të rregulluara me ligj. Fotografia e presidentit Rugova është në hapësirat e Kuvendit dhe gjatë udhëheqjes së Kuvendit nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është trajtuar me kujdes. Në situatën në të cilën ndodhemi tani, proceset të cilat janë përpara, vlerësojmë se duhet të ketë kohezion të brendshëm. Ne besojmë që opozita e ka vendin në Kuvend. Është mirë për vendin por është mirë edhe për pushtetin. Ndërsa veprimet e zonjës Osmani, opozitës ia pamundësojnë këtë dhe e largojnë nga institucioni. Pra, si rezultat i këtij veprimi të kundërligjshëm, ne si partia më e madhe opozitare, nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Hamza.

Ai tutje ka thënë se PDK kërkon që fotografia zyrtare e Thaçit të trajtohet sipas ligjit dhe i kanë bërë thirrje Vjosa Osmanit të ndalojë veprimet të cilat sipas PDK’së janë joligjore.

“Kërkojmë që fotografia zyrtare e Presidentit të vendit z. Hashim Thaçi, të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, të kthehet në vendin e vet dhe zonja Osmani të ndalojë veprimet që nuk janë në përputhje me ligjin dhe të cilat e pamundësojnë opozitën të jetë në Institucione dhe të kontribuojë në rolin e saj që e ka të drejtë dhe obligim”, ka shtuar ish-ministri i Financave.

PDK dhe partitë opozitare kanë bojkotuar edhe seancën kur është votuar qeveria Kurti dhe gjithashtu edhe atë kur është zgjedhur Vjosa Osmani kryetar e Kuvendit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Mu duk sikur kaloi uragani nëpër shtëpi’/ Tërmeti godet Kroacinë, tme rrohen banorët
Artikulli tjetër‘Xhafaj del hapur kundër Ramës dhe ‘sul mon’ Anti-KÇK: I keqardhur! Këtë debat po e udhëheq kryeministri