Hero në Itali, njihuni me kamarierin shqiptar që po ndihmon të prekurit nga Koronavirusi

Një djalosh shqiptar është bërë i njohur në mediat italiane dhe të gjithë po flasin për të. Albi nga Shqipëria, po jep një ndihmë të çmuar për personat e prekur me Koronavirus në Liguria, Itali.

Advertisements

Ai ka qendruar në shërbim të të moshuarve që jane izoluar në hotel dhe përkushtimi i tij i ka bërë përshtypje kreut të Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti. Ky i fundit në faqen e tij në Facebook, i ka kushtuar një postim Albit.

“Ky është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat. Mes shumë vullnetarëve, një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh. Liguria, ti ke kaq shumë heronj”, shkruan Toti në postim.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mbetesh bir k…”, ndërpritet ndeshja Bajern-Hofenheim
Artikulli tjetër‘Pse je si Gigi Hadid?’, Xhesika Berberi jep përgjigjen e prerë