Një djalë 5-vjeçar nga Xhorxhia është zgjuar ndërsa dhoma e tij e gjumit dhe gjithë shtëpia ishte përfshirë nga flakët.
Advertisements
Një situatë e tillë e cila do të mund të tme rronte edhe më të rriturit, nuk e frikësoi Noah Woods, i cili ‘u mobilizua’ dhe me veprimet e tij arriti të shpëtonte të gjithë familjen.
Shtëpia u përfshi nga flakët ndërkohë që Noe dhe tetë anëtarët e tjerë të familjes së tij po flinin në shtëpinë e tyre në Qarkun Bartow, Xhorxhia. Vogëlushi 5-vjeçar u zgjua për shkak të tymit dhe flakëve që kishin rënë në dhomën e gjumit që ai ndante me motrën e tij 2-vjeçare.
Advertisements
Ai u hodh nga shtrati, kapi motrën e tij dhe doli nga shtëpia përmes daljes së vetme në dispozicion, një dritare të hapur.
Mirëpo, ai nuk u ndal këtu. Noeu u kthye përsëri në shtëpi për të shpëtuar qenin e familjes së tij dhe më pas vrapoi pranë shtëpisë së xhaxhait të tij për të thirrur për ndihmë. Së bashku, ata lajmëruan pjesën tjetër të familjes.
Vogëlushi i zgjuar, Noah Woods u emërua zjarrfikës nderi dhe mori çmimin e shpëtimtarëve për heroizmat e tij këtë të premte, çmim ky i rezervuar zakonisht për shpëtimtarët profesionistë.
“Ne kemi parë që fëmijët të paralajmërojnë familjet e tyre edhe më parë,” ka thënë për mediat Shefi i Departamentit të Zjarrit në Bartow County Dwayne Jamison. “Por që një 5-vjeçar të jetë vigjilent sa duhet për ta bërë këtë … është shumë e jashtëzakonshme”.
Jamison tha se zjarri kishte ardhur nga një prizë elektrike e mbingarkuar në dhomën e gjumit të Noeut. Kur zjarrfikësit arritën, ata u dhanë ndihmën mjekësore Noes dhe anëtarëve të tjerë të familjes për djegie të vogla dhe asfiksim.
“Fal Zotit nëntë të dashurit tanë ishin në gjendje të dilnin nga shtëpia,” tha gjyshi i Noes, David Woods, në një postim të GoFundMe. “Nëse nuk do të ishte për Noe, ne mund të mos jemi këtu sot”.
Për shkak të shkatërrimit të shtëpisë, familja i ka kërkuar komunitetit ndihmë për rirregullimin e saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!