Silva Baltadori së fundmi ka folur hapur për jetën e saj personale. E ftuar bashkë me vajzën e saj Mabel, në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, foli për divorcin me të atin e dy fëmijëve të saj si dhe marrëdhënien me partnerin e ri holandez.
Advertisements
Ajo ak treguar se kur debaton me partnerin e tij, merr në telefon ish- bashkëshortin dhe i kërkon këshilla.
“Unë kam jetuar një dashuri shumë të madhe me babain e Mabel, sot jemi miq të mrekullueshëm. Më beso, është ndoshta tabu, nëse kam ndonjë konflikt të vogël me Dikun (partneri aktual) unë marr në telefon Xhorxhon. Nuk jam fare hipokrite, e thashë edhe njëherë se martesa jonë devijoi për shkak të maturimit tonë”, tha ndër të tjera ajo.
Advertisements
Menjëherë ndërhyri Bieta Sulo me humor, ku u shpreh se e habitshme do të ishte që ta merrte edhe Diku, Xhorxhon, dhe ta pyeste si mund ta qetësonte Silvën.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!