Gra bitja e çiftit Laze u ideua nga “superhajduti” Cungu, ja detaji që zbuloi gjithçka

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e çiftit Laze gjatë tentativës për gra bitje në shtëpinë e tyre në Allias, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Advertisements

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 19 janarit është dokumentuar me prova ligjore nga ana e grupit hetimor, pas një analize ADN-je të përftuar nga një kampion pështyme në një nga maskat e gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes. ADN-ja ka çuar në identifikimin e njërit prej autorëve, 28-vjeçarit Fatjon Martënikaj, i arr estuar në Rinas në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Ndërsa ideatori kryesor e ngjarjes, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se është Markelian Cungu, “superhajduti” që ka kryer qindra vjedhje që kur ishte në moshë të m itur. Ka qenë i arr estuari Martënikaj që ka treguar emrin e ideatorit, duke deklaruar se planin e grabitjes së çiftit Petrit e Afërdita Laze e kishte thurur Markelian Cungu. “Duke tentuar që t’i nxirrja jashtë shtëpisë, ata më qëll uan me a rmë. E ndjeva se isha plagosur, por ata më shtynë drejt banjës dhe më mbyllën aty. Kam marrë një levë dhe jam hedhur nga dritarja për t’u rifutur në shtëpi, por ata ishin larguar pa marrë gjë”, është shprehur 61-vjeçari Laze gjatë deklarimeve para oficerëve të Policisë.

OPERACIONI

Advertisements

Policia e Tiranës tha dje se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Allias më 19 janar dhe gjatë operacionit të koduar “Mjegulla” është arrestuar njëri nga autorët, si dhe shpallet në kërkim autori tjetër, të dy me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

“Grupi hetimor ka siguruar prova shkencore për autorësinë e kësaj ngjarjeje. Gjenden dhe sekuestrohen edhe dy armët e dyshuara të përdorura gjatë tentativës për gra bitje, muni cion luf tarak, maskë e sende të tjera”, tha zyrtarisht Policia.

Policia tha dje se, si rezultat i vlerësimit maksimal të kësaj ngjarjeje, punës profesionale operative dhe hetimore, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur sigurimi i informacioneve dhe provave, të cilat çuan në zbardhjen dhe dokumentimin me prova shkencore të kësaj ngjarjeje. Bazuar mbi provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Kri meve Ndaj Jetës dhe Pronës në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Policisë Nr. 4, nën drejtimin e Prokurorisë, bëri të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor “Mjegulla”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arr estimi i shtetasit: Fatjon Martënikaj, 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dë nuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e nar kotikëve”.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit Markelian Cungu, 23 vjeç, si bashkautor në këtë ngjarje, person me precedentë kriminalë, i dë nuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e nar kotikëve” dhe “Vjedhja”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë mundur të gjejnë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin, dy armët e zjarrit, konkretisht një kall ashnikov dhe një pis toletë, që dyshohet se i kanë përdorur autorët mbrëmjen e datës 19 janar 2020. Gjithashtu, së bashku me ar mët e zjarrit, Policia gjeti të fshehura një maskë, mun icion luf tarak, fasheta plastike e sende të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEksperti amerikan: Ja si e krijuan në laborator koronavirusin
Artikulli tjetërDetaje të reja nga Shkodra/Tr itol në banesë ish-basketbollistit të Vllaznisë, shpë rthimet terr orizojnë familjarët