Foto int ime nga shtrati, Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji japin lajmin surprizë

Që prej tetorit të vitit të kaluar, këngëtari Alban Ramosaj po përflitet për një lidhje dashurie me modelen Kleoniki Delijorgji.

Advertisements

Ata e kanë bërë lëmsh rrjetin me postimet e tyre, dedikimet e shumta për njëri-tjetrin dhe së fundmi edhe fotot pikante së bashku.

Së fundmi dyshja publikoi në rrjete sociale disa poza ku shfaqeshin në momente int ime në shtrat, ndërsa fotot na bënë të mendojmë edhe njëherë se ata po shijojnë një romancë së bashku.

Advertisements

Për më tepër, Albani dhe Niki paralajmëruan ndjekësit për një surprizë, e cila me siguri do të jetë një projekt muzikor.

Duket se ata do të bashkëpunojnë për një këngë, e cila do të publikohet pikërisht më datën 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit.

Projekti i tyre do të titullohet “Unity”, ndërsa vëmendjen edhe njëherë na e mori komenti i Nikit në fotot e Albanit, ku i shkruan “Dashuria ime“.

Ndërkohë, ne po presim për të tjera detaje nga projekti i tyre, të cilin e ndajnë vetëm disa ditë nga publikimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRival i përbetuar Aldo Bares, ne shënjestër nga OFL/ Iu la 48 orë afat, Saimir Taullau dorëzon formularin e pasurisë, ja çfarë deklaroi
Artikulli tjetërLëngu i famshëm që mb yt qelizat e kancerit për 42 ditë, austriaku qe ka shëruar mbi 45 mijë njerëz