Kristiana Kuqi është një 23 vjeҫare me origjinë nga Gjakova e cila është bërë e famshme jo vetëm në Amerikë por edhe përtej saj.
Advertisements
Pak kohë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin e njohur “Steve on Watch” të komedianit Steve Harvey, pasi këtij të fundit i kishte tërhequr vëmendjen fakti se ajo ka postuar në rrjetet sociale foto duke u puthur me djem të panjohur. Dhe e gjithë kjo është bërë për të pasur një foto sa më të bukur në shtete të ndryshme ku ajo ka udhëtuar.
“Unë jam larguar nga Kosova në vitin 2004 me nënën kur isha 8 vjeçare. Kjo ide më kla ardhur para 2-3 vitesh kur kam qenë në universitet në Angli dhe ka qenë thjesht e momentit. Më ka ardh ideja me pas një puthje e me qenë perfekt, të gjitha herët kam pasur dëshirë të kem foto perfekte. Thashë hajt ta bëj se jam e re”.
Advertisements
Edhe pse është paragjykuar për këtë veprim, Kristina ka treguar se ҫfarë e ka shtyrë për t’u puthur me të panjohur, teksa në të vërtetë ishte single.
“Nuk e kam ditur se do bëhet shumë e madhe, kur e kam postuar në Tëitter ka qenë pak si hajgare, ishte një shaka, kur u zgjova nga gjumi, një mijë mesazhe. Më shumë më kanë shkruar vajza e më kanë thënë një mesazh që kur bën dicka që nuk është normale ke gjykime, disa më kanë thënë që janë ndjerë mirë që e kam bërë këtë, kam pasur edhe mesazhe negative por me ata nuk përzihem”.
Djemtë si reagonin kur u kërkoje një puthje sa për foto?
“Aaa shumë kollaj, ka qenë moment shumë simpatik, janë habitur pak se nuk është se një vajzë të pyet a , vec kanë thënë ok e kemi bërë foton, por ska pasur as ftesa për kafe apo ku di unë, thjesht puthja dhe mirupafshim. Nuk më kanë refuzuar, vetëm 3 kam puthur deri tani, se për mua duhet të jetë vendi shumë perfekt dhe art e histori”.
Ajo ka ikur nga Kosova kur ishte rreth 8 vjeҫe së bashku me mamanë, pa asnjë kujtim të bukur duke që se se ishte periudha e luftë. Teksa rritej në një shoqëri si ajo amerikane, Kristiana ka ëndërruar për një jetë sa më të bukur dhe një nga pasionet e saj më të mëdha janë udhëtimet. Ajo jeton në Virginia dhe flet për herë të parë, për një media në Shqipëri, për t’ju përgjigjur të gjithë atyre që e kanë kritikuar dhe për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!