E turpshme! Truproja i Veliajt përqafon mezor gazetaren në mes të Tiranës: Mos më prek!(Video)

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur me trupat e sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe gazetares së Ora News Sonila Musaj, e cila është penguar që të ushtrojë profesionin e saj.

Advertisements

Teksa gazetarja i është afruar pranë Sheshit Skënderbej që ta pyeste në lidhje me problematika që shqetësojnë qytetarët e Tiranës, një prej personave që kujdesej për sigurinë e Veliajt e ka përqafuar mezor gazetaren, në një akt që padyshim mund të konsiderohet sek sist.

Vetë gazetarja është shprehur: Të lutem mos më prek, si mund të përqafosh një femër që nuk e njeh!

Advertisements

Ndërkohë që ajo që është dhe më alarmante, është heshtja e Veliajt në të gjithë këtë skenë, ku ka bërë sikur asgjë nuk ka ndodhur përpara syve të tij. Në fakt nuk është hera e parë që Veliaj tregohet jodashamirës ndaj gazetarëve, veçanërisht në rast se pyetjet janë jashtë skenarit dhe regjisë të përgatitur nga zyra e Bashkisë.

Pas gjithë kësaj situate vetë gazetarja Musaj ka pasur një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan:

Miq qe prej moshes 17-vjecare kam punuar ne media sigurisht jam ndeshur me sjellje te shume personave por si sjellja ndaj ketij punonjesi te bashkise Tirane, kurre. Sjellja e ketij personi ishte e papranueshme. Seksiste dhe ngacmim i paster, ne emer te gjoja pengimit tone qe te mos intervistonim kryetarin.

Kjo eshte e patolerueshme qe mos te lejojne te besh punen tende. Por une nuk terhiqem dhe do te vijoj te jem zeri i qytetareve. Kam biseduar me avokatin tim dhe po hartohet nje padi ndaj personit i cili pa me njohur pretendon se po me perqafonte, e verteta eshte se ai nuk donte te intervistoja kryetarin e Bashkise. Mesa duket, u frymezua nga fjalimi i Veliaj i cili ne 100 vjetorin e Tiranes Kryeqytet u kerkoi pjesmarresve te perqafoheshin majtas e djathtas…, a thua se po mbytej Titaniku dhe jo te ishim ne nje feste.

Por nje gje ketu po mbytet. Tirana. Pervec permbytjeve nga shiu, po mb ytet si qytet ne llum e korrupsion qe buron nga zyra e kryetarit te bashkise e me rradhe. Ky eshte turp. Puna jone do vijoje dite per dite ne krah te interesit qytetar dhe transparences.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArtan Hoxha i nxori foton me Ramën, Ardian Çapja i çon mesazh live Fevziut
Artikulli tjetërAks identoi një grua dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia shoqëron Ilda Bejlerin, ja çfarë u vendos për të