E rëndë! Ra në pusin e shtëpisë, ndërron jetë në spital vogëlushja

Një vajzë e moshës 10-11 vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, pasi nuk ka mundur t’i bëjë ballë pl agëve që kishte marrë kur kishte rënë në pusin e shtëpisë.

Advertisements

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rasti është raportuar në Polici më 23 shkurt, të dielën, rreth orës 14:00. Në Ferizaj, një vajzë 10-11 vjeçare ka rënë në pusin e shtëpisë. Familjarët e kanë nxjerrë prej pusit dhe i është dhënë ndihma e parë në Emergjencë. Më pas, vajza është dërguar për trajtim në QKUK”.

Advertisements

Gashi ka bërë të ditur se pasditen e djeshme e kanë marrë informatën nga mjeku kujdestar se vajza ka ndërruar jetë si pasojë e pl agëve të marra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i vogëlushes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak24-vjeçarja mas akron me th ikë te riun në Lezhë, djali me urgjence drejt Tiranës(Detajet e para)
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Ja arsyet pse nuk ka raste të sëmundjes te fëmijët nën moshën 9-vjeçare