Ish-ministri i brendshëm italian, Mateo Salvini, rrezikon të dën ohet me 15 vite bu rg.
Advertisements
Senati italian pritet të mërkurën të vendosë për nisjen ose jo të hetimeve penale ndaj kreut të partisë italiane “Liga”, Mateo Salvini.
Akuzat që ngrihen kundrejt tij janë ‘pen gmarrje’ dhe ‘ndalim i paligjshëm i emigrantëve’.
Advertisements
Një nga akuzat lidhet me ngjarjen në korrik 2019, kur Salvini nuk lejoi 131 refugjatë të futen në Itali por i la ata për ditë me rradhë në ujërat detare të Siçilisë, me arsyetimin se Italia nuk do i pranonte dhe po priste përgjigje nga shtetet e tjera.
Ndërsa, në gusht 2019, nuk lejoi 107 persona që të zbarkonin në portet italiane, pavarësisht kushteve në të cilat ata ndodheshin.
Nëse akuzat do të pranohen, Salvini rrezikon bu rg për 15 vite dhe largim nga politika.
Gjithashtu partia e tij “Liga” po përballet me padi për korrupsion ndërkombëtar dhe ngrihen dyshime se ka tentuar të sigurojë miliona euro përmes një marrëveshjeje hidrokarbure me Rusinë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!