Dosja për lobimin/ Lulzim Basha në duart e Fatmira Hajdarit, gjyqtarja e çështjes gruaja e Azem Hajdarit

Dosja për lobimin në SHBA e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ish-sekretarit të përgjithshëm të kësaj force Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi ka rënë në dorë të gjyqtares Fatmira Hajdarit, bashkëshortes së Azem Hajdarit dhe nënës së deputetes Rudina Hajdari.

Advertisements

Mësohet se pjesë e trupës janë anëtarët Shpresa Becaj dhe Aludin Malaj.

Hetimi financiar për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë ‘Muzin Capitol Partners’, çoi në bankën e akuzës kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD Arben Ristani dhe financierin e kësaj force politike Ilir Dervishi.

Advertisements

Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa u pushuan hetimet për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’. Pagesa totale prej 675 mijë dollarësh, e bërë për llogari të PD-së drejt kompanisë lobuese në SHBA, ka shërbyer për disa takime dhe foto me zyrtarë të lartë amerikanë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAkuzohet për ekzek utimin e ish-policit Arben Bilali, kush është “i forti” i Myslym Shyrit Gjergj Cukali në shënjestrën e OFL
Artikulli tjetër”S’kam asgjë për të fshehur”, Shullazi reagon përmes avokatit: Ja pasuria ime