Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, për të dytën javë radhazi ka “shpë rthyer” me akuza ndaj vendimeve të gjyqtarëve.
Advertisements
Menjëherë pas derbit të humbur 5-1 ndaj Tiranës, Rama ka akuzuar hapur gjyqtarin se ndikoi sfidën me kartonin e kuq madje i përmendi edhe rregulloren.
“Për një vendosje dore në shpatullën e Torasës, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë? Që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, nga një arbitër komplet inkopetent, unë nuk di çfarë të them”.
Advertisements
“Kjo është një humbje kohe. i zhgënjyer se i falëm Tiranës me gabimet tona. i kam folur dhe Bitrit dhe Belicës, se nuk duhet të dilte fare Torrasa në atë pozicion. E filluam ndeshjen shumë mirë. Por siç e thashë ndeshja u vendos në mënyrë arbitrare nga një arbitër inkopetent. Nuk e di kush e mori vendimin”.
Rama vazhdon duke ngritur zërin: “Nuk e di si arbitri mbrapa porte mund t’i thotë arbitrit kryesor jep karton të kuq. Ku e keni parë, ma thoni që ta di dhe unë. Derbi vlen 3 pikë si të gjithë ndeshjet e tjera. Do ishte e bukur të fitonim për moral, por nuk fituam dot, i falëm Tiranës ndeshjen. Nuk ka lidhje fare me stolin e trajnerit. Duhet të lëkundet fanella e arbitrit me këtë ndeshje”, u shpreh Olsi Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!