Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ndjen keqardhje për rastin tra gjik që ka ndodhur në Gjilan dhe ku është e përfshirë edhe një zyrtare policore.
Advertisements
Valdete Bllaca, një punonjëse e policisë, v rau prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas veten.
“Fatkeqësisht dje e kemi pas një rast shumë të rëndë dhe të ndjeshëm. Në Gjilan dje është sh uar një familje – pesë anëtarë të një familje që nuk jetojnë më. Në mesin e këtyre pesë anëtarëve të një familje është një police e Policisë së Kosovës e cila ka punuar së fundmi në Stacionin Policor në Gjilan dhe e cila e dimë sigurt që ka bërë vetëvr asje dje rreth orës 12:40 gjatë ditës”, është shprehur Qalaj, ku më pas ka folur dhe për pistat kryesore ku po hetohet në lidhje me rastin.
Advertisements
“Drejtoria e Kr imeve të Rënda është duke e hetuar rastin nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan. Mund të them që njëra nga të dyshuarat apo e dyshuara kryesore është zyrtarja policore, mirëpo duhet të presim të gjitha ekzaminimet që i bën Njësiti i Forenzikës në vendin e ngjarjes dhe hetimet nga Drejtoria e Kr imeve të Rënda.
Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, janë marrë të gjitha evidencat që duhet të merren. Duhet që elementet që janë marrë nga vendi i ngjarjes dhe rezultatet që dalin nga obduksioni i Mjekësisë Ligjore të na përputhen në mënyrë që të bëjmë një konstatim. Atë që mund të them lirisht është se dyshimet tona janë që të katër anëtarët e familjes dyshohet që janë v rarë në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa zyrtarja policore ka bërë vetëvr asje gjatë pjesës së parë të ditës”, tha Qalaj.
Ai theksoi se ka dëshmi që Bllaca ishte në shoqëri të familjarëve të saj në një nga lokalet në Gjilan, pak para se të vr iste veten.
“Pastaj është kthyer në shtëpi e shoqëruar nga disa familjarë – tezja dhe djali i tezes. Për një moment është larguar nga familjarët, është futur brenda në shtëpi dhe familjarët kanë dëgjuar dy shk repje të ar mëve. Në atë moment, ata e kanë thirrë policinë. Reagimi i Policisë ka qenë shumë i shpejtë dhe është konstatuar se zyrtarja policore ka bërë vetëv rasje dhe në atë shtëpi kanë qenë edhe katër trupa të anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani”, shtoi ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!