Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maqellarë të Dibrës ku 6 gra bitës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë dh unuar një çift të moshuarish dhe i kanë marrë dy kuti me bizhuteri.
Advertisements
Çifti i gr abitur janë Rrahman dhe Hasije Dulja. Hasija rrëfen detaje të rënda nga ngjarja ku thotë se teksa ka qenë duke u përl eshur me ta njëri nga gr abitësit i ka thyer gishtin, ndërsa të shoqin e ka parë të larë në gj ak dhe të nxirë nga god itjet e forta që ka marrë.
“Ishte ora 11, po shihni televizor, kur troket dera e shtëpisë. Dolëm te dera, ata bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Këmbëngulën dhe në fund thyen derën dhe u futën brenda 6 persona”, thotë gruaja e moshuar. Të rinjtë e moshës 22-23-vjeç që nuk kishin maska, as doreza, vetëm kapuç siç tregon vik tima e kanë tërhequr burrin e saj me forcë në një dhomë dhe aty e kanë tor turuar.
Advertisements
“Kapën burrin, e rr ahën e shtynë përtokë me fraktura te syri dhe veshi. Pasi hynë brenda, 2 persona më kapën edhe mua, ndërsa të tjerët kërkuan lekët. Nuk kishin maska, as doreza, vetëm me kapuç, dhe ishin rreth moshës 22-23-vjeçare. Ishin pa doreza, se na kapnin, kapën burrin tim, e tërhoqën dhe e futën në një dhomë. Unë e kapa njërin për kapuçi, ai më theu gishtin e dorës. Më shtrinë përtokë me shkelma.
Kur më ra për herë të parë, m’u morën mendtë, rashë pa ndjenja, pastaj më erdhi zëri, se dëgjova burrin që rënkonte. Dy kapën e rr ahën burrin tim, dy tjerë më kapën mua e më rra hën, dy të tjerë po kërkonin lekët. Ata tentuan të më marrin edhe vathët nga veshi, e ula trupin dhe nuk ma morën dot. Njëri ma futi dy herë në shk elm te brinjët, mezi marr frymë. Pastaj ikën, u ngrita dhe erdha te dhoma e nuses, që e kisha me çelës, dhe pashë që kishin marrë gjithçka të fëmijëve. I thashë burrit që i kanë marrë, po ai më tha ‘a je mirë ti’. Kur pashë burrin ishte i larë në gj ak”, thotë me tej Hasija.
“Kam parë tm err, film, si lu ftë e keqe, na kanë shkatërruar, nuk marr dot frymë, jam edhe e sëmurë me zemër”, kështu e vijon ajo rrëfimin e tron ditur, nga g rabitja e rëndë ku thotë se i kanë marrë bizhuteri dhe shumë sende të tjera që ndodheshin në shtëpi.
“Në një komedinë të mbyllur me çelës ka pasur florinj, të cilat i kishin marrë. Gjithashtu, kanë gr abitur edhe çantën e gruas, në të cilën ka pasur kartë identiteti, lekë dhe receta mjekësore. Le t’i merrnin të gjitha ato, vetëm mos të na rri hnin. Mua le të më rri hnin, vetëm pse e kanë bërë burrin ashtu, atyre njerëzve nuk ua fal. Të ma bëjnë burrin ashtu të nxirë, nuk e fal, shteti duhet t’i gjejë ata njerëz, se nuk iu kemi kujt borxh.
E gjithë ngjarja ndodhi për pesë minuta, sapo ata u larguan, ne shkuam te komshinjtë për të kërkuar telefon, pasi grabi tësit na e vodhën, dhe lajmëruam policinë. Kam parë tm err, film, si l uftë e keqe, na kanë shkatërruar, nuk marr dot frymë, jam edhe e sëmurë me zemër. Ndërkohë, policia ka premtuar se do të zbardhë ngjarjen shumë shpejt. Nga hetimet e deritanishme, uniformat blu kanë konstatuar që gr abitësit kanë qenë me makinë, të cilën e kishin lënë 200 metra larg vendngjarjes”, përmbyll ajo në një rrëfim për neës 24.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!