Britania ndryshon pasaportën pas daljes nga BE(FOTO)

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të kthehen pasaportat ikonike me ngjyrë blu dhe të artë, duke zëvendësuar ato aktuale.

Advertisements

Sekretari i Brendshëm Priti Patel tha se pasaporta britanike “do të gërshetohet edhe një herë me identitetin tonë kombëtar”.

“Lënia e BE-së na dha një mundësi unike për të rivendosur identitetin tonë kombëtar dhe për të krijuar një rrugë të re në botë”, tha Patel.

Advertisements

“Duke u rikthyer në modelin ikonik blu dhe ari, pasaporta britanike do të gërshetohet edhe një herë me identitetin tonë kombëtar dhe nuk mund të pres që të udhëtoj në një”, shtoi ai.

Të gjitha pasaportat do të jenë të modelit të ri deri në mesin e vitit 2020, raportojnë zyrtarë të qeverisë.

Ish-kryeministrja Theresa May njoftoi rikthimin në pasaportat blu në dhjetor 2017, duke e përshëndetur atë si “një shprehje e pavarësisë dhe sovranitetit tonë”, ndërsa planifikoi largimin e

Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Kontrata për të prodhuar pasaportat e reja është 260 milionë paund, ndërsa tenderin e ka fituar një kompani franko-holandeze.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë dë nuar për vr asje, Policia nxjerr emrat dhe fotot e 3 personave shumë të kërkuar
Artikulli tjetër“Halabake rrugësh”, Kryemadhi shp ërthen ndaj ministres Gjonaj: Bukuroshja që ka lidhje familjare me presidentin