Bëri bujë me emërimin e tij, moderatori i njohur braktis emisionin në mes të sezonit

“Ditë e Re” nisi si emisioni i ri i mëngjesit në RTV Ora nën drejtimin e Arjola Shehut dhe Kelvi Kadillit.

Advertisements

Por, duket se njëri nga moderatorët nuk do ta përfundojë këtë sezon televiziv.

Që në nisje të programit për këtë mëngjes, prezantuesit deklaruan se kishin rezervuar një lajm surprizues për publikun.

Advertisements

I ftuari i kësaj dite ishte Arjon Muça, i cili mësohet të jetë njëkohësisht moderatori i ri i formatit. Ky ndryshim është bërë i ditur për publikun ‘live’ nga studio, ndërsa Kelvi Kadilli ka shpjeguar arsyen e largimit të tij nga emisioni i mëngjesit.

“Do të nis një angazhim të ri, që nuk ka lidhje me televizionin, por me biznesin. Lidhet me pasionin tim të ri, prandaj pas mbledhjeve të shumta me stafin, vendosëm të gjenim një figurë mashkullore që të më zëvendësonte mua”, ka thënë Kelvi.

Nga e hëna e në vijim, Arjola Shehu do të ketë një partner të ri në emision

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Duhet ta përjetojnë fe rrin”, Landi Hysi ‘shpë rthen’ për burrat që v rasin e përdhu nojnë gratë(FOTO)
Artikulli tjetërI kujtoi shtëpitë, Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën: Meta ka vetëm një, pyeteni sa ka gruaja e