Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se nuk i njeh të gjithë ministrat e qeverisë aktuale.
Advertisements
I pyetur nga gazetarja e “Opinion”, e cila kishte dalë në terren për të pyetur njerëzit dhe për të parë se sa mirë i njohin ata ministrat e që rastësisht takoi Bashën, kreu i PD-së na bëri mjaft konfuzë me përgjigjet e tij.
Pjesë nga biseda
Advertisements
Gazetarja: Kë njihni nga ministrat në foto.
Lulzim Basha: Të gjithë.
Gazetarja: Të gjithë?
Lulzim Basha: Sigurisht.
Gazetarja: Cilin?
Lulzim Basha: Ju e dini që i njoh të gjithë apo jo? Keni dalë që të pyesni njerëzit. Prit tani që të jemi të saktë. Me emër dhe mbiemër nuk i njoh të gjithë as unë.
Më pas kryedemokrati u largua duke qeshur, ndërsa kjo situatë u komentua edhe në studion e emisionit “Opinion”. Ishte i pari gazetari Blendi Fevziu i cili shp ërthe në të qeshura teksa përsëriste fjalët e Bashës. “E kapi rastësisht se janë këto kohët që Basha po bën një super PR dhe ecën rrugëve, ahahhahaha,”- tha Fevziu dhe kërkoi ta rishikonte videon.
“Ky nuk është kompliment për Lulzim Bashën, sepse duhet t’i njohë mirë armiqtë,”- tha Mira Kazhani.
“Ai ndoshta s’i konsideron armiq ata, por kjo është e tm errshme. Nëse një kryetar opozite nuk njeh ministrat tregon se ata nuk janë fare në “radar”,”- tha Fevziu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!