Gjashtë ditë më parë, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja.
Advertisements
Gjatë emisionit, Hoxha tha se ky person është përfolur se ka mbështetur Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër ai ka një foto me kryeministrin në periudhë fushate.
“Jemi para fushatës së zgjedhjeve, personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardian Çapja, ky është kryeministri. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet. Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, dhe që i ka favorizuar. Çapjat janë akuzuar se kanë marr ëdhënie me PD.
Advertisements
Kur kryeministri Rama prezantonte KÇK, tha se gjyqtarë të caktuar nxjerrin nga bu rgu k riminelë. Ngjarja që ai iu referua ishte nxjerrja e nipit të Çapes nga parab urgimi me vendim të gjyqtarit Kullolli. Në kohën kur kemi në bu rg një të penduar që ka patur lidhje me vr asjen që ai akuzohet, gjyqtari vete e liron këtë person. Sapo del lista ky person i është lexuar emri dhe është thënë që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një sërë vrasjesh. Një foto tjetër të këtij personi e ke vetëm kur i kanë bërë atentat ose kur e kanë arre stuar. Tani si ta besoj unë këtë?”, tha Artan Hoxha në emisionin e datës 6 shkurt.
Këtë të mërkurë, po në emisionin Opinion ishte gazetari Artan Hoxha që po fliste për aksionin e OFL-së, kur drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu lexoi live një mesazh që i ishte dërguar nga Ardian Çapja për atë foto.
Blendi Fevziu: Më shkruan një person më thotë jam Ardian Çapja.
Teksti i mesazhit: Përshëndetje Zoti Fevziu në respekt të gazetarisë dhe medias nuk reagova për të mos ofenduar personin në fjalë . ne jemi në shërbim të popullatës, të çdo individi, institucioni pasi jemi të licencuar siç edhe është profesioni i punësuar i çdo gazetari.
Foto është e modifikuar nuk e di arsyen, ka shumë shpifje dhe manipulime në media. Me respekt për gjithë gazetarët dhe punën e juaj, janë shumë prova dhe fakte të pakundërshtueshme juridike që avokatët do të ndjekin rrugën ligjore. Me respekt Ardian Çapja, nuk janë periudhat që thoni ju.
Artan Hoxha: Është modifikuar foto apo periudha? Dhe kjo a është faqja e vetë resorit? I kohës, i faqes… Nuk e kam akuzuar unë Ardian Çapjen. Ku qëndron modifikimi këtu?
Ardian Capja sipas Operacionit Forca e Ligjit është i dyshuar për një sere vrasjesh në qytetin e Elbasanit për motive ha kmarrjeje ndërsa në qershor të vitit 2016 që lloi ndaj Policisë. Sipas Policisë, Çapja së bashku me të afërm të tij ka kryer dhe vr asje me pagesë përgjatë viteve 2009-2016.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!