Duke theksuar se cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet me drejtësinë, Presidenti Meta i është përgjigjur sot interesit të medias për arr estimin e analistit dhe botuesit Henri Çili, duke folur për një situatë që ai e ka cilësuar “alert i grupit puçist”.meta
Advertisements
Sipas tij, në një situatë të tillë, që detyron Presidentit t’i drejtohet popullit, nuk ka më asnjë habi, (as sic ka thënë ai), sikur nesër të dëgjonte se u arr estua Fatos Lubonja, apo Artur Zheji si krerë të Kamorras apo Ndragetës, apo edhe sikur të hënën para manifestimit, të dilte lajmi se dy persona janë me koronavirus te pallati pranë presidentit.
Ja deklarata e plotë:
Advertisements
Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet përpara organeve të drejtësisë, pavarësisht për situatën në të cilën jemi se kjo situatë detyron presidentin ti drejtohet popullit. Nuk do habitesha për shkak të alertit të grupit puçist sikur nesër të dëgjonit se më falni se po përmend emrat, që Fatos Lubonja, apo Artur Zheji u arre stuan se dyshohen se drejtojnë organizatat e Kamorras dhe Ndragetas, apo se të hënën në mëngjes do dilte lajm se te pallati pranë presidentit do ishin dy persona me koronavirus. Alerti është në vend tjetër për të krijuar ngjarje dhe fokuse që duan të shmangin një cështje shumë më të madhe me të cilën është bashkuar tashmë cdo qytetar i ndershëm dhe me dinjitet në këtë vend, zërin e të cilëve do ta dëgjojë jo vetëm bota shqiptare, por tërë bota demokratike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!