Amadeus ‘provokon’ Georgina-n, Cristiano Ronaldo merr ‘hak’ dhe bën veprimin që s’pritej(VIDEO)

Mbrëmja e djeshme në Sanremo ka qenë plot supriza e emocione.

Advertisements

E pranishme në skenën e teatrit “Ariston” ishte dhe bashkëshortja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo. Amadeus ka zgjedhur të bëjë pak humor me Georgina Rodriguez, duke provokuar me fanellën e Interit. Prezantuesi i Sanremos kishte veshur një bluzë me dy dizenjo. Në pjesën e bustit ishte logoja e Juventusit. Georgina e pëlqeu këtë detaj.

Por, nuk kishte parë pjesën mbrapa të bluzës, e cila ishte uniforma e Interit. Këtu ai ka ‘provokuar’ hapur çiftin e njohur, të cilët nuk ndenjur pa i bërë një rreng, gjatë spektaklit.

Advertisements

Georgina i tha të zotit të festivalit, prezantuesit Amadeus se edhe ajo kishte një dhuratë simbolike për të. Ajo i zgjati fanellën e Interit. Në fillim, Amadeus u gëzua, por modeljakishte përgatitur një tjetër suprizë. Pas simbolit të Interit fshihej simboli i Juves, bardhë e zi.

Por Amadeus, si një adhurues i skuadrës së Interit, vendosi t’ja dhuronte Cristiano Ronaldos. Por, këtu ishte dhe ‘hakmarrja’ e futbollistit, që ja ktheu mbrapsh, duke i dhuruar fanellën e Juves. Amadeus u suprizua dhe qeshi pas këtij veprimi, duke ia dhuruar bluzën djalit të tij, që gjendej ngjitur me Ronaldon.

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos kërceu një tango të zjarrtë, përkrah balerinëve, duke rrë mbyer gjithë vëmendjen e publikut në Sanremo.Pas përfundimit me sukses të tangos, Georgina ka marrë një tufë me lule nga Amadeus, dhe menjëherë ka zbritur shkallët për të përqafuar bashkëshortin e saj, Cristiano Ronaldon, i cili nuk ka nguruar t’i dhurojë një puthje në qafë. Georgina Rodriguez merrte pjesë për herë të parë në një skenë të madhe si Sanremo, ku luajti rolin e bashkëprezantueses, përkrah dirigjentit Amadeus dhe moderatores shqiptare, Alketa Vejsiut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDel “hajmalia kundër koronavirusit” , por me një çmim marramëndës
Artikulli tjetër‘U bëra gruaja e parë në histori…’/ Alketa Vejsiu e tepron në Sanremo, gënjeshtra në mes të skenës për prezantimin e Festivalit(Video)