Alketa Vjesiu ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Ilva Tares “Ilva Now” në Euronews. Alketa pranoi se mes saj dhe Verës ka patur një përplasje, por e kanë zgjidhur. Moderatorja u shpreh e penduar për statusin që bëri pas humbjes së Elvana Gjatës dhe tha se mund ta kishte kursyer.
Advertisements
Ilva Tare: Çfarë raporti ke me Vera Grabockën? U duk sikur u mbyll një kapitull me festivalin që u hap dje me Piter Panin sërish.
Alketa Vejsiu: Kjo është një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen dhe iu thuhet: ‘Çfarë ndodh me raportin tuaj të dashurisë?’ Është një raport që ka edhe 20 vite jetë. Raportet ridimensionohen, por është një raport shumë solid që do të jetojë me ne sa të jemi në këtë jetë. Kjo është e sigurt.
Advertisements
Ilva Tare: Por pati krisje?
Alketa Vejsiu: Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për novacion pati përp lasje, por gjehet gjithmonë një rrugë e përbashkët ku lumi zë shtrat.
Ilva Tare: Të uroi Vera Grabocka për Sanremon?
Alketa Vejsiu: Po Vera ishte në sallën e Sanremos. Atje ishte bashkëshorti im dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën time profesionale, Vera Grabocka. Ishin aty për të më mbështetur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!