Me përhapjen e Koronavirusit në shumë vende të botës, duke përfshirë dhe shtetet fqinje, Shqipëria ka marrë masa për parandalimin ose për përballjen me virusin në rast se shfaqet ndonjë rast.
Advertisements
Deri më sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka të prekur dhe se shumë të dyshuar që janë testuar kanë rezultuar negativë.
Dhe në lidhje me këtë çështje këngëtari i njohur Alban Skënderaj përmes një statusi në Instastory ,ka dhënë së fundmi mendimin e tij.
Advertisements
Ai mendon se Koronavirusi ka mbërritur dhe në Shqipëri.
“Nuk dua të trazoj njeri por kam disa ditë që e mendoj. Edhe pse jam totalisht inekspert në fushë dhe ndoshta edhe thjesht fantazi por nuk e di pse kam ndjesinë se në Shqipëri koronavirus pa u vërejtur është përhapur tashmë. Shoh njerëz (duke përfshirë edhe mua) të të gjitha moshave ankohen për simptoma gripi si rrallë herë më parë dhe në mënyrë të përsëritur. Me sa kam lexuar koronavirus në shumicën e rasteve vjen pa simptoma, në raste të tjera me simptoma të ngjashme me një rrufe, ftohme apo grip dhe në raste të rralla me komplikime. Pra nuk do ishte çudi që nga Shqipëria të ketë shkuar në Itali por patjetër dhe e kundërta. E vetmja gjë që rrëzon këtë teori është që nuk ka pasur asnjë rast të komplikuar me personat e moshuar ose të sëmurë rëndë. Pra mund të jetë vërtetë kjo e imja fantazi apo teori konspirative. Gjithsesi nëse do ishte e vërtetë të paktën do tregonte që ky virus nuk është kaq i rrezikshëm dhe i frikshëm sa të gjithë mendojmë”ka shkruar në statusin e tij këngëtari.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!