Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka qenë në qendër të mediave që prej ditës së mërkurë, ku përp lasi me makinë një kalimtare pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Advertisements
Reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa vetë Ilda u shpreh se nuk mban përgjegjësi ‘për njerëzit që rrëzohen në rrugë’.
Ndërkohë dëshmitari okular i ngjarjesm, shtetasi N.H, ka rrëfyer se çfarë pa në kryqëzim në momentin që shtetasja Enriketa Gjuzi u aksi dentua, shkruan newsbomb.al
Advertisements
‘Isha në kryqëzim, duke pritur të hapej semafori. Në moment që u hap semafori jeshil për makinat, shikoj një zonjë që nxitoi për të kaluar nga njëra anë e rrugës tek tjetra. Zonja nuk ishte tek vijat e bardha, por mes makinave.
Pas disa sekondash e shoh zonjën në tokë, përpara makinës së Ilda Bejlerit. Dua të theksoj se makina e Ildës nuk e ka prekur zonjën, ajo u rrëzua në tokë pa e prekur makina. Ndoshta nga frika, nga hutimi, apo nga nxitimi, por pashë që makiana nuk e preku dhe ajo ra vetë në tokë. Menjëherë unë dhe një djalë tjetër kemi dal ta ndihmojmë. Në momentin e parë që e pashë ishte mirë dhe e pyeta pse u fut mes makinave. Më tha që po nxitonte për të shkuar te nëna e saj, se e kishte dhe të sëmurë. Më tha që ishte nga Durrësi dhe nuk kishte njeri këtu. Menjëherë njoftuam policinë dhe ambulancën. Zonja në fjalëq ishte e vetëdijshme dhe nuk kishte dëmtime’, shprehet ai për Bluetooth.
Kujtojmë që mbi moderatoren rëndojnë veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!