7 vik tima nga virusi në Itali dhe mbi 231 të infektuar, Kryeministri Conte: Ja kush është fajtori

Emergjenca e virusit kinez vijon që të jetë mjaft shqetësuese në Italinë fqinje.

Advertisements

Numri i vik timave deri tani është 7, ndërsa i të prekurve ka arritur në 231. 173 raste dhe 6 viktima janë regjistruar në Lombardi, 33 raste dhe një vik timë në Veneto, 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Jug. Një mjek italian që ndodhej me pushime në Tenerife ka rezultuar gjithashtu pozitiv.

Masat e aktivizuara nga autoritetet përfshijnë mbi 50 mijë njerëz në 11 bashki në Itali në rajonin verior, që janë në gjendje karantine, ku janë pezulluare eventet publike dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë. Kryeministri Conte është shprehur se shpër thimi i virusit në Itali ka ardhur sepse një spital nuk ka ndjekur protokollet e parashikuara duke sjellë epideminë.

Advertisements

Mobilizimi kundër virusit në Itali ka rritur masat edhe në Shqipëri duke dyfishuar kapacitetet dhe kontrollet në pikat hyrëse me vendin fqinj. Deri tani në Shqipëri nuk është shënuar asnjë rast, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇ’ndodh në Tiranë/ Frika nga koronavirusi boshatis farmacitë nga maskat dhe dezinfektuesit, çmimet deri 50 fish më shumë
Artikulli tjetërJa mosha në të cilën gratë janë më aktive se*sualisht