17 vjecarja shqiptare bëhet vajza më e re në botë që ngjit Everestin

Mrika Nikqi quhet vajza shqiptare që ka ngjitur malin e Everestit.

Advertisements

17 vjeçarja nga Peja është bërë vajza më e re në moshë që ngjit malin më të lartë në botë.

“Në male nuk ka gjini, moshë dhe nuk është e rëndësishme se prej nga vjen. Në male jemi të gjithë të barabartë”, thotë Mrika Nikçi.

Advertisements

Mrika thotë se edhe pse është e rrezikshme, ngjitja në Everest shërben si frymëzim edhe për të tjerët, pasi siç ia doli ajo, edhe të tjerët munden.

“Kur po ngjitesh në majën e një mali të lartë, arrin në një pikë kur do të heqësh dorë. Mendja të thotë ndalo, mund të vdesësh. Por dicka brenda më thotë nuk do kthehesh pas, vazhdo të ngjitesh.

Besoj se ka njerëz të cilët i frymëzoj sepse ia arrita të ngjitem në malin Everst në moshën 17 vjeçare.

Ka njerëz që mendojnë se nëse ajo ia arriti dhe unë mund tia arrij. Nëse vërtet do diçka, ti mund të lëvizësh malet.” thote ajo.

Mrika ishte bashkë me babain e saj Arianitin, në eksperiencën e jashtëzakonshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKapet i riu me 16 000 euro në Rinas, ja si u zbulua
Artikulli tjetërTentoi 3 hyrë te hynte ilegalisht në Gjermani, këmbëngulja i kushton shtrenjtë shqiptarit