150 stola të dëmtuar në “Air Albania”, shikoni momentin kur tifozët i thyejnë dhe i hedhin në fushë

Në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës ka ndodhur diçka e pazakontë.

Advertisements

Janë dëmtuar të paktën 150 stola në të gjithë sektorët. Pas ndeshjes ka pasur disa shoqërime në polici dhe kjo e fundit ka proceduar penalisht disa prej tyre, të gjithë të identifikuar nga kamerat e sigurisë.tif

Në fakt, pas golit të Kukësit, përkrahësit bardheblu hedhin në fushë copa karrigesh dhe bidonë uji në krahun e lojtarëve të Tiranës. Gjyqtari nuk nis lojën, sepse sinjalizohet nga ndihmësit e tij. Lika dhe Gentian Muça detyrohen të vrapojnë dhe pastrojnë cepin juglindor të fushës që të nisë loja.

Advertisements

Të njëjtën gjë bëjnë edhe tifozët e Kukësit kur shënon dy herë Tirana. Karrige, copa karrigesh dhe çdo send i fortë hidhet në fushë edhe nga kuksianët. Një ngjarje e shëmtuar në një ndeshje me nivel të lartë sportiv.

Të pranishëm në stadium ishin dy presidentët e skuadrave, Safet Gjici dhe Refik Halili. Ama, dyshja ka qenë e ulur shumë larg njëri-tjetrit.

Tifozët e Tiranës bëjnë zhurmuesin në momentin kur folësi i stadiumit thirrte emrat e lojtarëve të Kukësit.

Obanor para se të hynte në fushë u gjunjëzua dhe u fal. Të njëjtën gjë bëri edhe Gent Muça kur Tirana ia doli të shënonte gol. Egbo pas golit të dytë ngriti duart në qiell dhe falënderonte Zotin, ndërsa Muça e shkundi duke iu bashkuar gëzimit. Një gëzim që e çon në ekstazë trajnerin Emanuel Egbo.

Ylli Shameti ishte në stadium për të ndjekur takimin mes Kukësit dhe Tiranës. Edhe kapiteni tjetër Rrahman Hallaçi ishte i pranishëm në stadium. Dyshja ka qenë e ftuar speciale e presidencës së Kukësit, madje Hallaçin e kanë ftuar të jetë pjesë e stafit të verilindorëve.

Duro i bërtet Abazajt për rastin e humbur, sepse anësori kaloi dy lojtarë dhe nuk pasoi te shokët. Lojtari nuk e pret mirë protestën e Duros dhe të dy bëjnë me shenja.

Emanuel Egbo thërret Kristi Vangjelin dhe i thotë të qetësohet vetë dhe ekipin, sepse po humbet logjika, pas autogolit.

Tifozët e Kukësit dhe ata të Tiranës nuk harrojnë dhe bërtasin në stadium: “Rama ik”.

Në minutën e 64-t Ngoja futet në fushë, ndërsa Duro thërret menjëherë Teqen dhe kërkon që ai dhe Obanor t’i rrinë afër anglezit.

Abazaj-Rroca replika për lojën në fushën e lojës. Anësori i kërkon mesfushorit të shtyjë skuadrën përpara, sepse po shtyn poshtë Tirana.

Dhjetë minuta nga fundi, Egbo u kërkon lojtarëve anësorë të hapen në maksimum dhe të futen në shpejtësi te zona e Kukësit.

Nuk munguan në këtë sfidë edhe parullat e famshme të tifozëve të Tiranës, “Fanatics” si: “Ultras never die” apo “Mendjen te borxhet, jo te formacioni i trajnerit”.

Një moment shumë të vështirë ka kaluar gjyqtari Eldorjan Hamiti, gjatë ndeshjes KukësiTirana. Në minutën e 78-të, mbrojtësi i Kukësit largon një top të rrezikshëm nga zona e tij, por sfera e larguar godet arbitrin Hamiti. Goditja ishte në zonën gjenitale. Megjithatë, Hamiti ka vazhduar normalisht gjykimin duke mos kërkuar ndihmë nga stafi mjekësor.PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKompania italiane: Remontin e bëmë në Kroaci, mbetjet i sollëm në Vlorë
Artikulli tjetërKontributi 1 milion euro i (pa)dhënë nga Pacolli, reagon biznesmeni: Ja kush po na pengon