Zv.kryeministrja e PD fiton bet ejën përballë Ramës, ja shuma e majme qe shefi i qeverisë do i paguajë

Ish-zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija ka fituar gjyq in ndaj kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra.

Advertisements

Mësohet se kryeministri do ta paguajë Mandijan me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm.

Mandija ishte drejtuese e Avokaturës së Shtetit në vitin 2013 kur Rama urdhëroi largimin e saj.

Advertisements

Ajo ndërkohë e çoj çështjen në gjykatë, njëkohësisht vijonte punën si zv.kryeministre.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Mandija erdhi si propozim i kryedemokratit Lulzim Basha dhe u vendos drejtuese e ‘Task Force’ për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Kujtojmë që Rama pasi humbi gjyqin me Francesco Beçheti, ka humbur një tjetër gjyq që do ta paguaj nga takstat e qytetarëve shqiptarë.

Vendimi i gjykatës:

Në vendimin e zbardhur që disponon tirananeës.al, thuhet se “gjykata pranon pjesërisht kërkesë-padinë të bazuar në ligj e prova. 2. Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ, Urdhrit nr.156, datë 07.10.2013 të palës së paditur Kryeministrit të RSh-se “Për lirimin nga detyra” si Avokat i Përgjithshem i Shtetit të paditëses Ledina Mandija. 3. Rregullimin e pasojave të kësaj pavlefshmërie duke u detyruar pala e paditur Avokatura e Shtetit e RSh-së të dëmshpërblejë paditësen me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm”, thuhet në vendim. Nga ana tjetër, gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë sa i takon pjesës tjetër të kërkimeve ne objekt si dhe për aq sa i kundrejtohet palëve të tjera të pad itura Kryeministrit të RSh-së dhe Ministrisë së Drejtesisë.

Ndërkohë shpenzimet gjyqësore i janë ngarkuar Avokaturës së Shtetit në përpjestim me pjesën e pranuar te pa disë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSot përkujtohet 73-vjetori i lindjes së aktorit të madh Roland Trebicka, ja disa nga momentet me kul minante nga karriera e tij
Artikulli tjetërPa nik dhe frikë/ Evakuohet nga policia presidenti Macron dhe gruaja e tij, çfarë ndodhi në teatër (Video)