Të shkelësh ligjin duket se është kthyer në modë kohët e fundit. Në faqen “Luxury Cars” është publikuar një video e një vajze, e cila ecën me një shpejtësi të çmendur në tunelin e Elbasanit.
Advertisements
“Jo po nuk dinë femrat të ikin me makinë.. (+300 kmh),”-shkruan personi që ka çuar videon pa kuptuar se shpejtësia vr et pavarësisht gjinisë së shoferit.
Risjellim në kujtesë që disa muaj më parë në të njëjtin tunel ndërroi jetë edhe vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti, i cili u përp las me një kamion. Për pasojë ndërroi jetë në vend, pasi makina e tij shpë rtheu.
Advertisements
Ndërsa pasditen e sotme, Dosja.al sot pasdite publikoi videon e të riut që xhironte gomat e makinës së tij luksoze para Komisariatit Nr.6 në Kombinat. Në video shihej që i riu për disa sekonda në mes të rrugës bënte manorva të rrezikshme, pa u shqetësuar fare se aty pranë ishte Komisariati i Policisë dhe mund të shkaktonte dhe aksident.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!