Vajza e Xhodës shkruan pas va rrimit: Ja pse vd iq babi dhe pse zgjodhi mos kishte homazhe

Vajza e aktorit të madh Xhevdet Ferri, Bora, shkruan pas ceremonisë mor tore të të atit dhe i jep fund njëherë e mirë të gjitha aludimeve në media e rrjete sociale.

Advertisements

Bora thotë se i ati humbi jetën jo si pasojë e sëm undjes së rëndë pasi atë arriti ta mposhte me sukses por si pasojë e një in suficencë të rëndë pulmonare.

Vajza e Xhodës, siç i thërrisnin miqtë e dashamirësit aktorit, sqaron edhe se pse babai i saj i ndjerë nuk pranoi homazhe. Bora thotë se kjo lidhet me disk recionin që e karakterizonte Xhodën dhe jo me zhgënjimin ndaj sistemit politk.

Advertisements

STATUSI I PLOTË:

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulm onare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPa nik dhe frikë/ Evakuohet nga policia presidenti Macron dhe gruaja e tij, çfarë ndodhi në teatër (Video)
Artikulli tjetërMenduam se ishte Flori Mumajesi, por jo, zbulohet kush e ndau Jonida Maliqin nga Romeo Veshaj(Tradhtia me personazhin e njohur)