Turku i arre stuar në Rinas me vizë false del në gjyq, prokuroria tregon destinacionin e tij

Gjykata e Tiranës zhvilloi seancën e parë në themel për turkun Selami Simsek, i arr estuar më vizë false me një shtetas tjetër turk të depërtuar.

Advertisements

Në sallë ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i ambasadës së Turqisë.

Simsek i qendron kërkesës së bërë në seancën parake për gjykim të shkurtuar.

Advertisements

Prokurorja e çështjes tha se Simsek u arr estua në flagrancë në korrik 2019 në Rinas, teksa po tentonte të udhëtonte nga Rinasi drejt Kanadasë me një vizë false.

Itenerari i tij ishte Rinas-Vjenë-Toronto. Pasaporta e tij turke ishte e rregullt, por viza false.

Në deklarimet e dhëna prej tij, ka pohuar se viza është vënë në Prishtinë, Kosovë. Ai ka paguar 5 mijë euro për këtë dokument përmes një të afërmi të tij tek një person që nuk e njeh.

Për këtë shkak, Simsek është marrë si i pandehur.

Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar. Për t’i dhënë kohë prokurorisë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare shtyu seancën për në 27 janar, ora 10:00.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIsh-lojtari i Interit nuk përmbahet, kap të dashurën në pjesët intime
Artikulli tjetërErmali zbulon kush është paguar më shumë në filmat e tij, Elvana apo Enca?