Tra gjike! Vd es në një ak sident ajror shefi i ushtrisë dhe 7 të tjerë

Shefi i ushtrisë së Tajvanit dhe shtatë persona të tjerë kanë vdekur, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas në një zonë malore, gjatë një ulje emergjente, tha ministria e Mbrojtjes.

Advertisements

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali i forcave ajrore, Shen Yi-ming, u vr a më 2 janar, pasi helikopteri Black Hawk që transportonte 13 persona u rrëzua afër kryeqytetit, Taipei, tha një zëdhënës i ministrisë.

Pesë pasagjerë të tjerë i kanë shpëtuar aks identit, shkaku i të cili ende mbetet i paqartë.

Advertisements

Shen, 62 vjeç dhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë ishin në një mision rutinë për të vizituar ushtarët në verilindje të ishullit.

Incidenti ndodhi një javë para se Tajvani të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Kina thotë se Tajvani është territor të saj dhe është e gatshme – nëse është e nevojshme – të përdorë edhe forcën për të vënë kontrollin.

Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë asnjë lidhje diplomatike zyrtare me Tajvanin, por janë mbështetësi i saj më i fortë ndërkombëtar dhe furnizuesi kryesor i armëve, i shitën ishullit 60 helikopterë Black Hawk më 2010.

Kina rregullisht e quan ishullin çështjen më të ndjeshme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara.

Tajvani thotë se është një vend i pavarur./REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIshte ndarë nga bashkëshorti, nëna he dh fëmijën nga kati i tretë dhe vetëv ritet
Artikulli tjetërMos e ndani spinaqin nga tryezat tuaja, ja cfarë i bën organizmit tuaj