Tha se do të rikthehej në ekran, Ermal Mamaqi ‘heq’ dorë nga televizioni, ja cfarë thotë

Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Soiree” ka rrëfyer edhe planet e tij për të ardhmen, dhe rikthimin në botën e televizionit.

Advertisements

Aktori i humorit ka theksuar se nuk ka ndërmend të kthehet tani shpejt, pasi do t’i përkushtohet kinematografisë.

“Tani shpejt jo. Kam qenë në një periudhë shumë të vështirë për të zgjedhur, moment i rëndësishëm që mora vendimin. Por kur ktheva kokën pas, pashë që kisha bërë 6 vite emisione duke përfshirë këtu edhe Digitalbin, edhe kisha realizuar 248 emisione, “6 ditë pa Ermalin” dhe “Xing me Ermalin”.

Advertisements

Ishte një konsum i jashtëzakonshëm i personazhit tim, por edhe e gjithçkaje çfarë ndodh atje. Jo çdo gjë ja vlen ose mbetet, kështu që vendosa t’i përkushtohem kinematografisë. Hapi im i radhës do të jetë një film tjetër. Kam disa ide, disa histori. Jam akoma në kërkim të historisë më të mirë”, – është shprehur Ermal Mamaqi.

Aktori i humorit moderoi për vite rresht “Xing me Ermalin” në Tv Klan, dhe me sa duket ka menduar të rikthehet më vonë, me një tjetër ide.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRëndësia e madhe që ka ngrënia e mëngjesit dhe si ndikon tek aktiviteti i trurit gjatë ditës
Artikulli tjetërShqiptari qëll on me ar më karabinierët në Itali, rrë mben një Mercedes dhe tenton të largohet